loading...
Publikuar: Wed, Jan 11th, 2017

Bilanci i të ftohtit siberian në Shqipëri: Në 11 ditë nën zero gradë, shënohen 9 viktima!

Nisja e vitit 2017, që në ditët e para ka shënuar edhe ardhjen njëkohësisht të të ftohtit siberian, jo vetëm në Shqipëri por në pjesën më të madhe të Evropës Juglindore.

Reshjet e shumta të dëborës në të gjithë vendin, si dhe temperaturat nën zero, nuk kanë kaluar pa viktima në Shqipëri.

Kështu vetëm në këto 11 ditët ë para të Janarit, bilanci i viktimave të të ftohtit është tragjik, ku në total janë shënuar 11 të vdekur.

I pari ishte në Durrës, ku një endacak humbi jetën si pasojë e temperaturave të ulëta. Për të kaluar më pas njëra ditë pas tjetrës me viktimat në Korçë dhe Gjirokastër.

Ndërkohë në qytetin e Pogradecit është gjetur i pajetë në banesën e tij 40 vjeçari Renato Shuka, i njohur edhe si Anastas Shuka, me emrin e pagëzimit. Burime nga policia e Pogradecit bëjnë me dije se viktima, nuk kishte ndezuar ngrohje në banesë, dhe dyshohet se ka gjetur vdekjen nga hipotermia si pasojë e temperaturave të ulëta.

Po ashtu edhe në Fier, i ftohti ka marrë jetë, ku një bari vdiq pasi u mbyt kur akulli që  kishte mbuluar sipërfaqen e ujit është çarë.

I njëjti fat tragjik ka qenë ditën e sotme në Tiranë, ku një 12 vjeçar me iniciale F.G. është mbytur teksa po luante mbi akull në Liqenin e Kasharit me motrën e tij. I mituri humbi jetën pasi akulli u ça duke sjellë edhe mbytjen e tij.

Ndërkohë që një 67 vjeçare është gjetur e pajetë në apartamentin e saj, nga i biri dhe dyshohet se ka pësuar atak kardiak si pasojë e temperaturave të ulëta.

Loading...

Të Fundit

ZYRTARE: Gerrard bëhet trajner i ekipit të njohur evropian (FOTO)

April 28, 2017, Comments Off on ZYRTARE: Gerrard bëhet trajner i ekipit të njohur evropian (FOTO)

Ja çfarë bën Nora për ta kënaqur Renen (Foto)

April 28, 2017, Comments Off on Ja çfarë bën Nora për ta kënaqur Renen (Foto)

Ky është polici maqedonas që kërkon të vritet Ziadin Sela (FOTO)

April 28, 2017, Comments Off on Ky është polici maqedonas që kërkon të vritet Ziadin Sela (FOTO)

Siç duket, nuk është vetëm Krenar Cocaj pika që lidh Dafina Zeqirin dhe Luana Vjollcën

April 28, 2017, Comments Off on Siç duket, nuk është vetëm Krenar Cocaj pika që lidh Dafina Zeqirin dhe Luana Vjollcën

A e dinit se Labi ka një motër kaq simpatike? (Foto)

April 28, 2017, Comments Off on A e dinit se Labi ka një motër kaq simpatike? (Foto)

Shikoni sa e bukur dukej mami i Norës dhe Era Istrefit vite me parë (Foto)

April 28, 2017, Comments Off on Shikoni sa e bukur dukej mami i Norës dhe Era Istrefit vite me parë (Foto)

Zbulohet personi që po e shoqëron Luanën në Firenze (Foto)

April 28, 2017, Comments Off on Zbulohet personi që po e shoqëron Luanën në Firenze (Foto)