Publikuar: Thu, Feb 16th, 2017

Dokumentari i Rudiger Rossigut: Kosova, vendi ku ndërkombëtarët u bënë bashkë me elitat e korruptuara lokale

Gazetari Rüdiger Rossig kritikon, në një film dokumentar, rolin e ndërkombëtarëve në Kosovë dhe Bosnje. Ai sheh largimin e njerëzve nga politika në Ballkan, por drejtimin tek një ideologji tjetër – tek feja.
Ju e njihni mjaft mirë, Ballkanin, keni jetuar atje disa vite. Në filmin tuaj dokumentar “Bosnja dhe Kosova -protektorate të harruara” – që pritet të shfaqet në televizionin “Arte” në fund të shkurtit, ju kritikoni angazhimin ndërkombëtar në Kosovë, edhe në Bosnje. Ku ecën keq punët?

U derdhën shumë para, por nuk u pa nëse kjo para investohet me produktivitet, nëse kjo u dha për përmirësimin e mirëqenies apo duhej investuar më shumë në ndërtimin e demokracisë. Një pjesë e mirë e fondeve të ndihmës për zhvillim në fund të fundit është rikthyer në vendet donatore – sepse nëse një organizatë ndërkombëtare, ministri apo një organizatë si GTZ aplikojnë për një projekt, ata dërgojnë njëherësh edhe konsulentët apo punonjësit e tyre të cilët po ashtu janë faktorë kostosh. Ndërkohë, si në Bosnje edhe në Kosovë janë ngritur burokracitë lokale, aparate lokale, të cilët po ashtu marrin një pjesë të këtyre fondeve. Vetëm 10-15 për qind e këtyre fondeve mbërrijnë vërtet tek ata që janë nevojtarë.

Nuk i ka rënë në sy kjo kujt në Bruksel?

Po, sigurisht, madje ka edhe kritika të brendshme për këtë, por për shkak se kështu funksionon edhe në Afganistan, Irak apo diku tjetër është krijuar një normalitet i dëmshëm, ku megjithëse dihet se kjo metodë e dëmton rëndë imazhin e organizatave ndërkombëtare, përsëri ato e pranojnë këtë mënyrë veprimi me fondet si normalitet dhe nuk ofrojnë alternativë tjetër.

Ju kritikoni në filmin tuaj, se si të dërguarit e bashkësisë ndërkombëtare si në Kosovë edhe në Bosnje duket sikur janë aranzhuar me elitat e korruptuara lokale. Pse është krijuar kjo gjendje?

Loading...

Të dërguarit e organizatave ndërkombëtare duhej në fillim të komunikonin me elitat vendore, por ndoshta pas takimeve nuk kishin pse të shkonin aq shpesh në restorante luksoze. Duket se është krijuar një rrjet në nivel evropian i politikanëve lokalë dhe të dërguarve ndërkombëtarë, që njihen prej vitesh, që bëjnë pushime bashkë, që janë lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, kjo strukturë ngjall mosbesim të thellë tek popullsia lokale jo vetëm ndaj elitave lokale, por edhe ndërkombëtarëve.

Por, nuk ka qenë e qartë më parë, se zhvillime të tilla janë të rrezikshme për këto vende?

Po, madje ka kritika, me emër do të thoja Andrea Capusellan, ish-drejtuesin për çështjet ekonomike në prezencën ndërkombëtare të Kosovës, një nga dëshmitarët në filmin tonë, se pse gjërat janë zhvilluar keq, megjithë derdhjen e parave. Pasi ai vuri re se kritika e tij kontruktive nuk pranohet aspak tek instancat e tjera ndërkombëtare, ai vendosi të largohet dhe të shkruajë një libër për këtë.

Ju flisni për Kosovën dhe Bosnjën si protektorate. Michael Steiner, i cili ka qenë aktiv, si i dërguari gjerman i OKB-së në Kosovë, por edhe në Bosnje, ka thënë se gabimi më i madh i SHBA-ve dhe BE-së ka qenë që si Kosova ashtu edhe Bosnja nuk kanë qenë asnjëherë protektorate të plotë, por gjysmë-protektorate, dhe se strukturave nacionaliste, përgjegjëse për krime iu mundësua pjesëmarrja në zgjedhje të lira. Pse nuk vepruan ndërkombëtarët në Kosovë e Bosnje si në Gjermani pas Luftës së II Botërore?

E mbështes mendimin e Steinerit, se të bësh sikur menjëherë pas luftës mund të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndërtosh shpejt një shoqëri civile ka qenë e gabuar dhe madje jo e sinqertë. Pse u veprua kështu? Besoj se bashkësia ndërkombëtare problemin e Ballkanit donte ta hiqte qafe sa më shpejt të ishte e mundur. Do të ishte më mirë, nëse bashkësia ndërkombëtare do të kishte e sinqertë me popullsinë. Keni pasur një luftë të tmerrshme, ne duhet këtu fillimisht të ngremë strukturat, e duhet të kujdesemi që të rritet mirëqenia, duket se kjo është baza e një demokracie funksionuese.

Ju sillni informacione në film, se influenca e islamit fundamentalist po merr forma shqetësuese, dhe se nuk është e qartë, se kush e ka influencën më të madhe në Ballkan, BE, Arabia Saudite apo Turqia. Si keni arritur në këtë përfundim?

Prezent nuk është vetëm islami fundamentalist, po ashtu edhe ndikimi i Arabisë Saudite dhe Turqisë së Erdoganit janë aktive në synimin për të futur islamin politik, por po ashtu nga ana serbe-ortodokse dhe katholish-kroate ndërtohen me shumicë kisha. Më duket se është tipike në ish-Jugosllavi, kur pas një krize më shumë se dy dekadash, njerëzit largohen nga politika dhe iu drejtohen ideologjive të tjera. Njëra nga këto ideologji janë fetë e ndryshme në Ballkan. /DW/

Loading...

Të Fundit

Graniti ka një mesazh për politikanët (Foto)

May 24, 2017, Comments Off on Graniti ka një mesazh për politikanët (Foto)

Unitedi kampion i Europa League, merr biletën për Champions

May 24, 2017, Comments Off on Unitedi kampion i Europa League, merr biletën për Champions

“Zahir Pajazitin e vramë na, se i tha Azem Sylës në Tiranë ta q*** nanën”

May 24, 2017, Comments Off on “Zahir Pajazitin e vramë na, se i tha Azem Sylës në Tiranë ta q*** nanën”

Learta me biznes privat, ja çka po hap ajo (FOTO)

May 24, 2017, Comments Off on Learta me biznes privat, ja çka po hap ajo (FOTO)

Ekskluzive: Majki sapo publikoi foto me djalin e tij Roan (Foto)

May 24, 2017, Comments Off on Ekskluzive: Majki sapo publikoi foto me djalin e tij Roan (Foto)

Ledri Vula në një lidhje të re dashurie? Të vërtetën e zbulon vetë këngëtari

May 24, 2017, Comments Off on Ledri Vula në një lidhje të re dashurie? Të vërtetën e zbulon vetë këngëtari

Kur Adelina Berishën e tradhton photoshopi (Foto)

May 24, 2017, Comments Off on Kur Adelina Berishën e tradhton photoshopi (Foto)