Publikuar: Wed, Jan 11th, 2017

I nominuari i Trumpit për Sekretar të Shtetit, del me deklaratë kundër tij

Gjatë fushatës presidenciale në SHBA, Donald Trump kishte thënë për ABC News se Rusia nuk ishte e përfshirë në Ukrainë. Por, para pak çastesh, i nominuari i tij për Sekretar të Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson, sapo tha se Rusia e ka pushtuar Ukrainën.

“Rusia mori territor që s’i takon në Krimea”, ka thënë Tillerson, transmeton Express.

Tillerson po ashtu e ka bërë një koment që tingëllon si përkrahje për përkushtimet e SHBA-së ndaj aleancës së NATO-s në Evropën Lindore.

“Rusia duhet ta dijë patjetër se ne do të jemi përgjegjës ndaj përkushtimeve tona dhe të aleatëve tanë dhe se Rusia do të mbahet përgjegjëse për veprimet e veta,” ka thënë Tillerson.

Ai ka shtuar se meqë Rusia e ka pushtuar Ukrainën, aleatët kanë të drejtë të paralajmërojnë rreth rrezikut që paraqet ajo.

Tillerson i ka bërë këto komente sot në senacën e dytë dëgjuese për konfirminin e nominimit të tij Sekretar të Shtetit./Express/

Loading...

Të Fundit

Ranieri heq dorë nga paga e Leicesterit, ja çfarë do t’i bëjë asaj

February 28, 2017, Comments Off on Ranieri heq dorë nga paga e Leicesterit, ja çfarë do t’i bëjë asaj

Legjenda e futbollit botëror feston 75 vjetorin

February 28, 2017, Comments Off on Legjenda e futbollit botëror feston 75 vjetorin

Wenger refuzoi një ofertë marramendëse

February 28, 2017, Comments Off on Wenger refuzoi një ofertë marramendëse

Lamtumirë Juve, Bonucci transferohet në Premierligë

February 28, 2017, Comments Off on Lamtumirë Juve, Bonucci transferohet në Premierligë

Tifozi shqiptar lë pa fjalë të dashurën në “Old Trafford”, i propozon në sallën e konferencave (VIDEO)

February 28, 2017, Comments Off on Tifozi shqiptar lë pa fjalë të dashurën në “Old Trafford”, i propozon në sallën e konferencave (VIDEO)

Shkon në Napoli me fanellë të Higuainit, shikoni reagimin (Video)

February 28, 2017, Comments Off on Shkon në Napoli me fanellë të Higuainit, shikoni reagimin (Video)

Shpërthen Klopp pas humbjes nga Leicesteri (Video)

February 28, 2017, Comments Off on Shpërthen Klopp pas humbjes nga Leicesteri (Video)