Publikuar: Wed, Jan 11th, 2017

Interi blen gjeneratën e re të futbollit italian, pas Gagliardinit gati edhe tri super transferime

0987bdd2ef6a73595e9800292062969a-47502-1413379932-e1484121728435-780x439

Kinezët e Interit e kanë marrë seriozisht përforcimin e skuadrës dhe kërkojnë me çdo kusht një vend në Ligën e Kampionëve.

Skuadra zikaltër nuk është larg objektivit për ta arritur garën më të fortë në botë për klube, pasi me katër fitore radhazi gjendet në vendin e shtatët, por vetë pesë pikë larg Napolit që është i treti.

Kjo ka bërë që Interi të kërkojë lojtarë që në këtë afat dhe i fundit i ofruar është Roberto Gagliardini.

Por nuk mbaron me kaq. Sipas calciomarcatos, Interi po bën gati edhe disa goditje tjera.

Kompania Suning e dëshiron në skuadër Domenico Berardin (Sassuolo) ose Frederico Bernardeschin (Fiorentina). Por goditja kryesore mbetet Marco Verratti (PSG). Mbrëmë vetëm kanë filluar bisedimet me agjentin e lojtarit, Di Campli.

Ylli i ri i Italisë mund të kthehet te Serie A

Në qershor vije edhe Gianluca Caprari nga huazimi te Pescara, pastaj synohet edhe Lorenzo Pellegrini i Sassuolos.

Interi, Icardin e ri e sheh te Andrea Petagna i Atalantas dhe mund të ketë edhe një ofertë për të.

Skuadra zikaltër me këto blerje pritet ta rregullojë bilancin e lojtarëve italianë pasi njihet si skuadra që mban gjithmonë më pak të tillë. /Telegrafi/

Loading...

Të Fundit

Interi ka gati ofertën për James Rodriguez (Foto)

February 25, 2017, Comments Off on Interi ka gati ofertën për James Rodriguez (Foto)

Denari i Maqedonisë me simbolin e Adem Jashari (VIDEO)

February 25, 2017, Comments Off on Denari i Maqedonisë me simbolin e Adem Jashari (VIDEO)

Mediat serbe raportojnë se Haradinaj do ta padisë Listën Srpska

February 25, 2017, Comments Off on Mediat serbe raportojnë se Haradinaj do ta padisë Listën Srpska

Familjarët kërkojnë gërmimin e lokacioneve të dyshuara për të vrarët në vitet 43-44 (Video)

February 25, 2017, Comments Off on Familjarët kërkojnë gërmimin e lokacioneve të dyshuara për të vrarët në vitet 43-44 (Video)

Blerand Stavileci kandidat potencial për kryetar të Prishtinës

February 25, 2017, Comments Off on Blerand Stavileci kandidat potencial për kryetar të Prishtinës

I madhi Fabregas barazon Lampardin, vetëm Giggs më i mirë se spanjolli (Foto)

February 25, 2017, Comments Off on I madhi Fabregas barazon Lampardin, vetëm Giggs më i mirë se spanjolli (Foto)

Falimenton Floyd Mayweather (FOTO)

February 25, 2017, Comments Off on Falimenton Floyd Mayweather (FOTO)