Publikuar: Wed, Jan 11th, 2017

Kështu u betua UÇK’ja në Prekaz gjatë vitit 1998 (Video)

“Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës betohem se do të luftojë për çlirimin e tokave të pushtuara të shqiptarëve dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë ushtarak besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm në çdo kohë, pa kursyer edhe jetën time të luftojë për t’i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse e shkeli këtë betim do të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. Betohem”

Ky ishte betimi i ushtarëve të UÇK-së, më 28 nëntorit të vitit 1998 në zonën e Drenicës. Po në atë ditë betimin e dhanë Gani Koci dhe Sami Lushtaku. Gjatë kësaj periudhe Koci ishte zëvendëskomandant i Brigadës 114 dhe shef për informim i Zonës Operative të Drenicës, raporton lajmi.net.

“Në këtë ditë ju kryet një obligim kombëtar, të betohesh në ditën e flamurit, të betohesh në ditën e lindjes së heroit dhe legjendarit Adem Jashari do të thotë më shumë se obligim. Në odën e bacit Shaban qëndronte e shkruar pranë flamurit kombëtar porosia e madhe “mos e leni malin në dushk tua ndryshk allti e pushkë” , ishte pikërisht pushka e bacë Shabanit, Hamzëz dhe Ademit  me shokët e tyre që pikërisht në këtë vend nisën krismat e para të lirisë. E kemi borxh që të ia ndrisim pamjen Kosovës t’ia kthejmë nderin e nëpërkëmbur. Gjithë anëtarëve të familjes së tyre, ia kemi borxh dhe detyrë kombëtare ta vazhdojmë rrugën e çlirimit, ne ushtarët, bijtë dhe bijat e Drenicës martire ia kemi vu vetës vetëm një detyre, ta bëjmë Kosovën të lirë dhe të pavarur”, kishte thënë Koci, tashmë zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik.

Ndërsa, Sami Lushtaku i cili ishte komandant i Zonës Operative të Drenicës nderim më të madh e shihte çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ju patët nderin të betoheni në ditën e flamurit. Ky flamur para të cilët u betuam u ngrit në Vlorën heroike ku u shpall pavarësia e Shqipërisë por që nga ajo dita e deri më sot prapë po vazhdon lufta për çlirimin e tokave shqiptare. Ju patët nderin të betoheni në ditëlindjen e komandantit Adem Jasharin. Këtë flamur para të cilët u betuam duhet ta mbajmë lartë në duart tona,  emrin dhe veprën e legjendarit ta kemi udhërrëfyes dhe ta nderojmë. Nderimi më i madh do të jetë çlirimi dhe pavarësia e Kosovës. Kërkoj të jeni të rregullt ta doni njëri-tjetrin dhe të jeni të denjë për betimin e dhënë. Askush nuk guxon të shkel gjakun e dëshmorëve, na prift e mbara në luftën tonë çlirimtare”.

Loading...

Të Fundit

Arilena Ara del pa sutjena, duket jashtëzakonisht seksi (FOTO)

February 25, 2017, Comments Off on Arilena Ara del pa sutjena, duket jashtëzakonisht seksi (FOTO)

Moment intim: Ish-e dashura e Noizy-t nxjerr foto nga arkiva (Foto)

February 25, 2017, Comments Off on Moment intim: Ish-e dashura e Noizy-t nxjerr foto nga arkiva (Foto)

Ja momenti kur u sulmua fizikisht Kreshnik Spahiu (Video)

February 25, 2017, Comments Off on Ja momenti kur u sulmua fizikisht Kreshnik Spahiu (Video)

Dy motrat që kënduan ‘Daba daba’, sot modele të rritura (FOTO)

February 25, 2017, Comments Off on Dy motrat që kënduan ‘Daba daba’, sot modele të rritura (FOTO)

“Çmendet” Etrit Berisha, bën pritjen e karrierës (VIDEO)

February 25, 2017, Comments Off on “Çmendet” Etrit Berisha, bën pritjen e karrierës (VIDEO)

Ky është ministri që po krenohet me Era Istrefin (Foto)

February 25, 2017, Comments Off on Ky është ministri që po krenohet me Era Istrefin (Foto)

Promovimi që i ka bërë Ledri Vula këngës së re të Erës me siguri do t’ju mbetet në mendje (Foto)

February 25, 2017, Comments Off on Promovimi që i ka bërë Ledri Vula këngës së re të Erës me siguri do t’ju mbetet në mendje (Foto)