Publikuar: Wed, Jan 11th, 2017

Kukësi shet dyshen Pejiç-Lena në Turqi?

Gaziantepspor shfaq interes per Pero Pejic dhe Nijaz Lenen. Në Antalia ku po zhvillojne minifazen pergatitore Kukesi mund te humbase dy prej lojtareve kyc te ketij sezoni. Skuadra e liges se pare Gaziantepspor ka shfaqur interes per dy kampionet e dimrit te superliges shqiptare . Edhe pse ende nuk ka asnje levizje zyrtare ne rang klubesh, burime per Sport News bejne te ditur se drejtuesit e Gaziantep jane gati te hyjne ne bisedime me presidentin e Kukesit, Safet Gjici. Edhe pse shuma mund te jete e konsiderueshme duket e veshtire qe presidenti i kampioneve te dimrit te heqe dore nga dyshja Lena-Pejic. Gaziantep eshte ne vendin e 13 te liges se pare turke, ku duket te kete probleme me gjetjen e golit. Kroati Pero Pejic eshte makina e golit ne kampionatin shqiptar, pasi ka realizuar 11 gola ne pjesen e pare te sezonit, duke qene njeriu gol qe ka cuar Kukesin drejt vendit te pare. Pejic ka luajtur si titullar 17 nga 18 ndeshjet e dy fazave te para, nderkohe qe mesfushori Nijaz Lena ka luajtur 15 ndeshje pa gjetur rrugen e golit. Edhe 30 vjecari nga Struga ka qene nje nga pikat me te forta ne formacionin e Ermest Gjokes. Tashme duhet pare se cili do jete reagimi i klubit. Ne te dyja rastet Kukesi do te dale fitues, nese vendos te mbaje futbollistet do te jete i kompletuar ne garen per titull, ndersa nese vendos ti shese, atehere do te dale fitues ne aspektin financiar nga dy lojtare qe kane kaluar mbi te 30.

Loading...

Të Fundit

Baby G tregon linjat seksi në vaskë (Foto)

January 21, 2017, Comments Off on Baby G tregon linjat seksi në vaskë (Foto)

Goli historik i Rooneyt shpëton nga humbja Unitedin (VIDEO)

January 21, 2017, Comments Off on Goli historik i Rooneyt shpëton nga humbja Unitedin (VIDEO)

Këndellet Real Madridi (Video)

January 21, 2017, Comments Off on Këndellet Real Madridi (Video)

Këto janë tri bashkëshortet e Donald Trump (FOTO)

January 21, 2017, Comments Off on Këto janë tri bashkëshortet e Donald Trump (FOTO)

Big Mama i nënshtrohet një operacioni në Turqi!

January 21, 2017, Comments Off on Big Mama i nënshtrohet një operacioni në Turqi!

Kur Adelina Ismaili donte të bënte ushtrinë me Ibrahim Rugovën (Video)

January 21, 2017, Comments Off on Kur Adelina Ismaili donte të bënte ushtrinë me Ibrahim Rugovën (Video)

Noizy del me armë, asgjë nuk e tremb (Foto)

January 21, 2017, Comments Off on Noizy del me armë, asgjë nuk e tremb (Foto)