Publikuar: Tue, Jan 3rd, 2017

Rrethi i Nostradamusit, i cili e tregon me saktësi të ardhmen

auto_nasrta1483342576

Paramendojeni një pyetje, derisa përgjigjja do t’ju përzgjedhë juve

Parashikimet e tij janë realizuar dhe janë duke u realizuar edhe sot e kësaj dite. Michelle De Notre Dame, apo thjesht, Nostradamus, ishte astrolog, mjek dhe alkimist, por në botë u bë i njohur me parashikimet e tij, transmeton gazeta Kosova Sot.

Nostradamus shkruante parashikimet e tij në metafora, por thonë se parashikimin e fatit me anë të rrethit po ashtu e kishte shpikur ai, edhe pse nuk ka dëshmi për këtë. Por, kjo metodë është e thjeshtë dhe tepër precize.

Mbyllni sytë, përqendrohuni në pyetjen e cila aktualisht ju intereson dhe prekni me gisht në hapësirë të rrethit. Numri i prekur ofron përgjigjen në pyetjen tuaj.

1. Po. Ju iu takoni atyre njerëzve që nuk e humbin gjakftohtësinë as në situatat më të vështira. Prandaj, mos hiqni dorë nga zgjidhja e problemeve tuaja, por duhet të keni durim. Ju pret suksesi. Kini besim te vetja dhe te të tjerët.

2. Po, por jo sot, e as nesër. Dikush ua ka zënë rrugën dhe tenton që t’ju habitë. Mos e merrni shumë seriozisht. Por, as mos e nënvlerësoni atë rezistencë. Evitojeni konfliktin. Provoni që ta gjeni ndonjë zgjidhje pozitive për shkak të këtij problemi.

3. Po. Ngjarjet gjatë ditëve vijuese do t’i tejkalojnë pritjet tuaja. Nëse filloni ta përdorni me mend rezervën tuaj të energjisë, duke mos e harxhuar atë për gjëra të parëndësishme, përparësia do të jetë në anën tuaj. Sido që të jetë, kini durim dhe qëndrueshmëri, si në raport me veten, po ashtu edhe ndaj të tjerëve.

4. Po.Në këtë moment,duket,ju buzëqesh fati. Për këtë shkak, nuk ka asnjë arsye për dyshim në një rezultat pozitiv. Fati do t’ju përcjellë gjatë. Kënaquni gjatë këtyre javëve…

5. E saktë. Në këtë moment u kushtoni një vëmendje të tepërt mendimeve të të tjerëve. Mos prisni tepër, bëjani të tjerëve me dije se duhet t’ju respektojnë juve, por edhe mendimet tuaja. Lojërat e vogla taktike vetëm sa ju çojnë deri në mashtrim.

6. Gjithçka do të shkojë paksa më vështirë sesa që prisni. Niseni nga supozimet e gabuara. Njerëzit e tjerë e shohin këtë në një dritë krejt tjetër. Për këtë shkak, ka shumë nevojë që ta dëgjoni këshillën e një personi të afërt, duke mos mbajtur shpresa të rreme.

7. Kjo çështje tani për tani nuk mund të zgjidhet. Jepni kohë vetes dhe mos e mbushni kokën me probleme që nuk ekzistojnë ende. Përpiquni që ta shijoni momentin. Nëse jeni tepër të shqetësuar, drejtojuni për ndihmë rrethit magjik pas një jave.

8. Kujdes. Tentoni që të mos besoni krejt çka ju thonë. Mbajeni një distancë të caktuar në disa gjëra. Sot gjithçka rreth jush ju duket më e volitshme sesa që është me të vërtetë. Kini kujdes që, më pas, të mos ndiheni të dëshpëruar.

Loading...

9. Nuk ka dyshim. Por, do të keni nevojë për ndihmë. Bisedoni me një shok të mirë rreth problemeve që ju mundojnë, meqë ai mik është objektiv dhe do t’i shikojë gjërat më me kujdes.

10. Po. Por mos lejoni t’ju mashtrojnë. Manifestoni më shumë vetëbesim dhe siguri dhe, çdo gjë do të jetë në rregull. Në këtë moment, mund të mbështeteni në tërësi në intuitën tuaj. Më pas nuk do të përjetoni kurrfarë dëshpërimi.

11. Pyetja është parashtruar tepër herët. Lëreni tani për tani anash, ende nuk është pjekur. Duhet të bëni lëshime. Do t’ju vlerësojnë për këtë.

12. Ka shumë mundësi. Gjithçka është duke përparuar shumë më shpejt dhe pozitivisht sesa që keni pritur. Rëndësi ka që të mos përpiqeni të arrihet përshtypja e personit jo të interesuar. Kini kujdes: dikush sinqerisht përpiqet të bëhet miku juaj.

13. Krejt do të ndodhë ndryshe nga ajo që keni paramenduar. Nuk dukeni të vendosur. Kjo i lajthitë disa miq tuaj. Ata ju konsiderojnë person të paparashikueshëm, gjë që shkon në dëmin tuaj. Ndryshojeni këtë! Ata ju duan më shumë sesa që mendoni.

14. Gjithçka do të jetë në rregull. Por, vetëm nëse vetë manifestoni aktivitet. Lejohet çdo gjë, por jo edhe shtyrja e problemeve. Merreni iniciativën në duart tuaja dhe befasoni të gjithë me efikasitetin tuaj dhe me pasuritë e ideve.

15. Po, mund të mbështeteni te fati juaj. Ju pret një ndryshim i volitshëm i fatit. Tani nuk ju duhet të shpikni asgjë. Veprimet e ngutshme do t’ju çojnë në drejtim të gabuar dhe mund t’ju dëmtojnë.

16. Të gjitha shpresat do t’ju plotë- sohen. Por, absolutisht ndryshe nga ajo që keni pritur. Për këtë shkak, duhet të jeni të gatshëm për çdo ndryshim dhe të mos përqendroheni vetëm te qëllimi i vetëm. Manifestoni fleksibilitet dhe mos e injoroni asnjë argument.

17. Kjo pyetje është ende e hapur. Ka nevojë që të mendoni me kujdes për dëshirat tuaja, meqë ndjenjat tuaja nuk janë të pjekura deri në fund. Për këtë shkak, pritni tepër nga pala tjetër. Gjatë ditëve në vijim, nuk do të ndryshojë asgjë. Por, një rrethanë e volitshme mund të sjellë qartësi në problemin tuaj. Dëgjojeni me kujdes zërin tuaj të brendshëm.

18. Mund të keni vështirësi. Në fillim mund të jeni të dëshpëruar, por kjo nuk dmth se gjasat tuaja janë të barabarta me zeron. Përkundrazi: dëshpërimi do t’ju japë shtytje kah zhvillimi pozitiv. Rrethi i miqve tuaj do të vijë duke u rritur.

19. Mosbesimi dhe zemërimi ende janë larg jush. Por, nëse shpejt nuk i largoni dyshimet tuaja, atëherë do të prishni shumë gjëra. Nëse fati ju eviton, fajin për këtë do ta ketë modestia juaj e tepruar dhe pasiguria. Lini anash këto gjëra. Jini të hapur dhe miqësor!

20. Po. Në këtë moment, fati është në anën tuaj. Sipas kësaj, nuk keni asnjë arsye që të dyshoni në një rezultat pozitiv. Ende do të kënaqeni në këtë periudhë të lumtur.

21. Po. Për arritjen përfundimtare të qëllimit, ju ka mbetur vetëm edhe pak mund. Duhet të jeni të mençur, të rrezikoni dhe, me siguri do të keni sukses. Kini kujdes ndaj krejt asaj që ndodh rreth jush. Mos harroni se rastësitë nuk ekzistojnë.

(Kosova Sot)

Loading...

Të Fundit

10 rekordet që solli Premierliga në xhiron e dytë

August 22, 2017, Comments Off on 10 rekordet që solli Premierliga në xhiron e dytë

Katari bën diçka sensacionale për Kupën e Botës (VIDEO)

August 22, 2017, Comments Off on Katari bën diçka sensacionale për Kupën e Botës (VIDEO)

Zyrtare: Super-transferim nga Skënderbeu para ndeshjes me Dinamon (FOTO)

August 22, 2017, Comments Off on Zyrtare: Super-transferim nga Skënderbeu para ndeshjes me Dinamon (FOTO)

Ja çfarë veture ka gruaja e Ermalit (Foto)

August 22, 2017, Comments Off on Ja çfarë veture ka gruaja e Ermalit (Foto)

Neymar takohet me shokët e Barcelonës, ja çfarë shkruan në Instagram (FOTO)

August 22, 2017, Comments Off on Neymar takohet me shokët e Barcelonës, ja çfarë shkruan në Instagram (FOTO)

Ja cilën numër në fanellë do ta mbajë Cancelo (Foto)

August 22, 2017, Comments Off on Ja cilën numër në fanellë do ta mbajë Cancelo (Foto)

Kjo është bashkëshortja e gazetarit Adriatik Kelmendi (Foto)

August 22, 2017, Comments Off on Kjo është bashkëshortja e gazetarit Adriatik Kelmendi (Foto)