Publikuar: Sat, Dec 31st, 2016

Si ta bëjmë veten të lumtur për 7 ditë

lumturia_1483155354-9303426

Shpeshherë pyesim veten se ç’mund të bëjmë për ta bërë veten tonë të lumtur në një kohë të shkurtër.Për gjërat që i kemi vet në dorë, ekspertët na sugjerojnë si të veprojmë për secilën ditë. 1-E hënë, mbani një ditar.

Sipas një studimi,nëse kaloni 15 minuta në ditë duke shkruar mendimet dhe ndjenjat tuaja, do ju ndihmojë të largoni ndjenjën e ankthit.

2-E martë, bëhuni njerëz më të mirë Ndoshta do duket pak e ekzagjeruar, që githmonë duhet të jeni një person më i mirë, por ky është çelsi për të qenë të lumtur me veten tuaj. Ndani mirësinë tuaj me të tjerët, sepse kjo do krijojë një atmosferë pozitive në ambjentin qe ju rrethon.

3-E mërkurë, mësohuni të qëndroni vetëm Ekspertët sqarojnë se të rrish vetëm ndonjëherë nuk të bën keq, por të jep mundësinë të kthjellosh mendimet e tua.Sa më të qartë të jeni me veten, aq më shumë produktiv dhe ndjenja gëzimi do ju vijnë.

Loading...

4-E enjte, mendoni pse ekzistoni Kjo mund t’ju duket një pyetje me peshë të madhe, por ndihmon që ta bindni veten të nxirrni në dukje vlerat tuaja.Të mendosh edhe për të kaluarën, për arritjet apo dështimet do ndihmojë në rritje të ndjenjës së lumturisë.

5-E premte, zbuloni diçka interesante Në këtë ditë, idealja do ishte që të kërkonit të kalonit kohën tuaj me diçka që nuk e keni bërë më parë. Kjo mund të jetë një vizitë në një muze apo galeri arti. Përqendrimi në një aktivitet që ju duket interesant, do rrisë mundësinë për të përcjellë te ju ndjenja pozitive.

6-E shtunë, jepni diçka Në shumicën e rasteve, kur jep diçka ndihesh mirë, sepse ke dhënë ndihmën për një gjë sado të vogël. Kjo mund të jetë në mënyra të ndryshme, jo vetëm materiale.

7-E diel, harrojeni ndjenjën e fajit Faji është një nga ndjenjat më të padobishme,sidomos kur jeni ju që po e vuani. Ai mund të shkaktojë ankth dhe pakënaqësi. Këshillohet të hidhni çdo gjë pas krahëve dhe të përpiqeni të nxirrni mësimin më të mirë.

Loading...

Të Fundit

Blero martohet me Afronën? (Foto)

June 23, 2017, Comments Off on Blero martohet me Afronën? (Foto)

Lamtumirë Albert!

June 23, 2017, Comments Off on Lamtumirë Albert!

Shkon pa jelekë në shkollë, drejtori e çon në shtëpi (Foto)

June 23, 2017, Comments Off on Shkon pa jelekë në shkollë, drejtori e çon në shtëpi (Foto)

Shqiptaret topless në Sarandë, meshkujt ‘shijojnë’ pamjet falë të nxehtit (FOTO)

June 23, 2017, Comments Off on Shqiptaret topless në Sarandë, meshkujt ‘shijojnë’ pamjet falë të nxehtit (FOTO)

Nuk do ta njihni se si është dukur Arlind Ajeti kur kishte flokë (Foto)

June 23, 2017, Comments Off on Nuk do ta njihni se si është dukur Arlind Ajeti kur kishte flokë (Foto)

Eksploziv LSI-së, Koka akuzon PS-në

June 23, 2017, Comments Off on Eksploziv LSI-së, Koka akuzon PS-në

Pamela Anderson në lidhje me futbollistin e njohur nga Evropa (FOTO)

June 23, 2017, Comments Off on Pamela Anderson në lidhje me futbollistin e njohur nga Evropa (FOTO)