Publikuar: Wed, Jan 11th, 2017

Sulm në një dyqan në Spanjë, agresori bërtet ‘Allahu Akbar’ (Foto)

Një sulmues ka hapur zjarr në një dyqan në Spanjë, duke bërtitur “Allahu Akbar”, raporton The Daily Mail.

Sulmuesi, që raportohet se kishte me vete një ‘jelek vetëvrasës’ me benzinë dhe barut, ka hyrë në dyqanin Mercadona, në zonën As Lagoas të rajonit veriperëndimor Ourense, para se të shtinte me armë zjarri në ajër, transmeton Gazeta Express.

Disa konsumatorë ndodheshin brenda në dyqan, kur sulmuesi ka hyrë dhe ka shtënë me armë, duke detyruar shërbimet e emergjencës të rrethojnë menjëherë ndërtesën.

Sipas burimeve policore, sulmuesi i ri në moshë ka probleme psikologjike, dhe jeton afër dyqanit.

Incidenti, që ka ndodhur rreth orës 2 të pasdites, nuk ka rezultuar me viktima, por ka lënë shumë njerëz të tronditur.

Një punonjës ka konfirmuar se sulmuesi ka bërtitur “Zoti është më i madhi” në arabisht, para se të shtinte me armë.

Dëshmitarët kanë treguar se si papritmas kanë dëgjuar bërtima dhe të shtëna, para se policët aty pranë u kanë thënë të largohen.

Sipas portalit spanjoll La Region, oficeri policor, Carlos Perez, 38-vjeçar, ka zbuluar se sulmuesi ka shtënë drejt tij me armë, dhe se ai është dashur të priste për ndihmën e kolegëve.

Ai dhe kolegët e tij kanë arritur ta kapin atë pasi atij i është harxhuar municioni. /Express/

Loading...

Të Fundit

Ranieri heq dorë nga paga e Leicesterit, ja çfarë do t’i bëjë asaj

February 28, 2017, Comments Off on Ranieri heq dorë nga paga e Leicesterit, ja çfarë do t’i bëjë asaj

Legjenda e futbollit botëror feston 75 vjetorin

February 28, 2017, Comments Off on Legjenda e futbollit botëror feston 75 vjetorin

Wenger refuzoi një ofertë marramendëse

February 28, 2017, Comments Off on Wenger refuzoi një ofertë marramendëse

Lamtumirë Juve, Bonucci transferohet në Premierligë

February 28, 2017, Comments Off on Lamtumirë Juve, Bonucci transferohet në Premierligë

Tifozi shqiptar lë pa fjalë të dashurën në “Old Trafford”, i propozon në sallën e konferencave (VIDEO)

February 28, 2017, Comments Off on Tifozi shqiptar lë pa fjalë të dashurën në “Old Trafford”, i propozon në sallën e konferencave (VIDEO)

Shkon në Napoli me fanellë të Higuainit, shikoni reagimin (Video)

February 28, 2017, Comments Off on Shkon në Napoli me fanellë të Higuainit, shikoni reagimin (Video)

Shpërthen Klopp pas humbjes nga Leicesteri (Video)

February 28, 2017, Comments Off on Shpërthen Klopp pas humbjes nga Leicesteri (Video)