Publikuar: Fri, Dec 30th, 2016

Trump për Putinin: Gjithë e kam ditur që është i mençur

DC392F9D-A396-4FA2-8216-C5A71D360F80_w987_r1_s-e1483110000457-780x439

Lejimi i importit të veturave të vjetra ka rritur dukshëm numrin e makinave të vjetra që qarkullojnë rrugëve të Kosovës, çka si pasojë vlerësohet se ka ndikuar dukshëm edhe në ndotjen e ajrit dhe ambientit, për shkak të lirimit të gazrave.

Cilësia e ajrit në vend, ditëve të fundit, kishte shqetësuar dhe alarmuar qytetarët, por edhe institucionet kompetente.

Pikërisht për këtë çështje, ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar “Planin e Masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe gjendjes së mjedisit”.

Në plan paraqiten shkaqet e gjendjes, por edhe masat që duhet ndërmarr për të përmirësuar gjendjen e cilësisë së ajrit deri në kufijtë e lejuar me standarde mjedisore.

Në kuadër të planit, paraqitet nevoja e rishikimit të vendimit administrativpër lejimin e importit të veturave të vjetra, ndërkaq në bazë të Ligjit për Automjete është kërkuar që të rregullohet kjo çështje, ka thënë Muhamet Malësiu, drejtor i Departamentit të Mjedisit, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Ne kemi kërkuar nga ministria përgjegjëse, në këtë rast nga Ministria e Infrastrukturës, që të respektojë udhëzimin administrative që ka të bëjë me cilësinë e ajrit nga burimet e lëvizshme, në këtë rast nga veturat”.

“Fillimisht, në qendrat e kontrollit teknik të makinave të matet përmes testit dhe të shikohet sa është ndotja nga vetura. Nëse në këto qendra, veturat nuk e kalojnë testin, atëherë ato nuk kanë të drejtë të qarkullojnë në komunikacion”, ka thënë Malësiu.

Ndryshe, në Kosovë mund të importohen të gjitha veturat, pavarësisht nga vjetërsia e tyre. Kështu kishte vendosur Qeveria e Kosovës, më anë të një udhëzimi administrativ, në vitin 2015, duke hequr kufizimet për importin e veturave, njëherësh, duke ulur edhe akcizën për importin e tyre.

Para se të merrej ky vendim, në Kosovë ishte i ndaluar importi i veturave, fillimisht më të vjetra se 8 vjet e më pas më të vjetra se 13 vjet.

Loading...

Veturat e vjetra e ndotin ambientin më shumë se ato të rejat, kryesisht përmes lirimit më të madh të gazrave, por edhe përmes efekteve tjera, kanë thënë përfaqësues të Institutit për Hulumtime të Avancuara GAP.

Jeton Mehmeti, nga instituti GAP ka thënë se qeveria e Kosovës duhet ta zëvendësojë politikën e importit të automjeteve nga ajo aktualja në atë të importit të automjeteve të bazuara në euro-standardet.

“Ajo që kemi sugjeruar është që të mos lejohen vetura që janë nën standardin Euro 4, pra duhet të jenë vetura që plotësojnë këtë standard, ashtu siç kanë bërë edhe shtetet tjera të rajonit”.

“Euro 4, është standard i veturave të cilat kanë një lirim më të kufizuar të ndotjes së gazrave dhe janë ekonomikisht më të mira, harxhojnë më pak. Ajo që është kryesorja, nuk ndotin ambientin, sikurse që ndotin veturat që janë më të vjetra se sa versioni Euro 4”, ka thënë Mehmeti.

Mehmeti, beson se kjo çështje duhet të rregullohet edhe tek qendrat e kontrollit teknik, në mënyrë që veturat nën standardin Euro-4, mos të kalojnë testin.

“Në kontrollet teknike ne kemi parë që të gjitha veturat pavarësisht vjetërisë kalojnë të njëjtin test të kontrollit teknik dhe paguajnë të njëjtën taksë për ambient, ndonëse lirojnë sasi të ndryshme të gazrave dhe ndotin ambientin në mënyra të ndryshme”, ka thënë ai.

Në Kosovë llogaritet të jenë afër 385 mijë vetura, ku mesatarja e vjetërsisë së tyre që qarkullojnë në Kosovë është 18 vite.

Me rënien e temperaturave, gjatë disa ditëve të muajit dhjetor, ndotja e ajrit në Kosovë ishte rritur dukshëm.

Zyrtarët e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kishin njoftuar se në periudha të caktuara kohore gjatë dhjetorit, sidomos në Prishtinë, ishin shënuar ngritje të vlerave të ndotjes së ajrit.

Kufiri i vlerave ditore të lejuara për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50 miligram për metër kub. /Rel/Telegrafi/

Loading...

Të Fundit

Katari bën diçka sensacionale për Kupën e Botës (VIDEO)

August 22, 2017, Comments Off on Katari bën diçka sensacionale për Kupën e Botës (VIDEO)

Zyrtare: Super-transferim nga Skënderbeu para ndeshjes me Dinamon (FOTO)

August 22, 2017, Comments Off on Zyrtare: Super-transferim nga Skënderbeu para ndeshjes me Dinamon (FOTO)

Ja çfarë veture ka gruaja e Ermalit (Foto)

August 22, 2017, Comments Off on Ja çfarë veture ka gruaja e Ermalit (Foto)

Neymar takohet me shokët e Barcelonës, ja çfarë shkruan në Instagram (FOTO)

August 22, 2017, Comments Off on Neymar takohet me shokët e Barcelonës, ja çfarë shkruan në Instagram (FOTO)

Ja cilën numër në fanellë do ta mbajë Cancelo (Foto)

August 22, 2017, Comments Off on Ja cilën numër në fanellë do ta mbajë Cancelo (Foto)

Kjo është bashkëshortja e gazetarit Adriatik Kelmendi (Foto)

August 22, 2017, Comments Off on Kjo është bashkëshortja e gazetarit Adriatik Kelmendi (Foto)

Adidasi tregon aksidentalisht numrin e ri të Ibrahimovicit te Unitedi? (Foto)

August 22, 2017, Comments Off on Adidasi tregon aksidentalisht numrin e ri të Ibrahimovicit te Unitedi? (Foto)